Departamenti i Drejtësisë mbron Trump për ndalimin e hyrjes së myslimanëve në ShBA

Amerika

Departamenti i Drejtësisë mbron Trump për ndalimin e hyrjes së myslimanëve në ShBA

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 07:38
Ilustrim

Departamenti amerikan i Drejtësisë, ka mbrojtur urdhrin e ndalimit të udhëtimit të presidentit Donald Trump, dhe i kërkoi Gjykatës së Apelit që ta rikthejë atë në interes të sigurisë kombëtare.

Në argumentet e paraqitura prej 15 faqesh thuhet se urdhri i Trump ishte  një "ushtrim i ligjshëm i autoritetit të presidentit" dhe jo një ndalim për myslimanët, shkruajnë mediat amerikane.

Urdhri ekzekutiv i presidentit amerikan ka ndaluar përkohësisht hyrjen për të gjithë refugjatët dhe vizitorët nga shtatë vende myslimane.

Një seancë është caktuar për të martën nëse do të lejojë apo refuzojë ndalimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat