Trump e quan “të turpshëm” vendimin e gjykatës për migrimin

Amerika

Trump e quan “të turpshëm” vendimin e gjykatës për migrimin

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 19:08
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se gjykata që ka vendosur kundër rikthimit në fuqi të urdhrit të tij ekzekutiv për migrimin, ka marrë “vendim të turpshëm”.

Trump i bëri këto komente të premtën në Twitter, një ditë pasi një gjykatë e apeleve në San Francisko la në fuqi vendimin e një gjykate më të ulët.

Urdhri i Trumpit, i lëshuar më 27 janar, u ka ndaluar hyrjën në SHBA qytetarëve të shtatë vendeve me shumicë myslimane për 90 ditë, ka pezulluar pranimin e të gjithë refugjatëve për 120 ditë dhe u ka ndaluar hyrjen për kohë të pacaktuar refugjatëve nga Siria.

Vendimi i gjykatës do të thotë se urdhri, së paku tash për tash, nuk mund të zbatohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat