Trump bisedon për Iranin me liderët arabë

Amerika

Trump bisedon për Iranin me liderët arabë

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 11:40
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kryer një bisedë telefonike me kryeministrin e Irakut, Hajdar El-Ibadi, Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad el-Sani dhe me Emirin e Kuvajtit, Sabah el-Ahmed el-Xhabir el-Sabah, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Trump në bisedën me Ibadin ka theksuar se në luftën kundër organizatës terroriste SHBA-ja është pranë Irakut si dhe ka vënë në dukje sukseset që ushtria irakiane ka treguar kundër organizatës në Mosul.

Në deklaratë theksohet se Trump i ka shprehur falënderimet kryeministrit Ibadi për përpjekjet e treguara si dhe i ka shprehur ngushëllimet për ushtarët irakianë që kanë humbur jetën në luftën kundër DEASH-it. "Dy liderët kanë biseduar për kërcënimin që Irani përbën në të gjithë rajonin. Liderët gjithashtu kanë ripërsëritur qëndrimin për angazhimin mbi bazën e marrëveshjes strategjike SHBA-Irak për bashkëpunimin afatgjatë mes dy vendeve", thuhet në deklaratë.

Ndërsa për bisedën me Emirin e Katarit në deklaratë vihet në dukje se Trump ka vënë theksin tek rëndësia e bashkëpunimit në çështjen e mbrojtjes për vendin e tij dhe Katarin.

Gjithashtu është biseduar edhe për zhvillimet e fundit në Siri, luftën kundër DEASH-it, etj. Ndër të tjera liderët kanë premtuar bashkëpunim për çështjet e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve, si dhe për ndalimin e financimeve për terrorizmin.

Më tej në deklaratë vihet në dukej se Trump i ka shprehur falënderimet emirit të Kuvajtit për mirëpritjen e ushtarëve amerikanë në vendin e tij.

Në deklaratën ku theksohet se dy liderët janë dakorduar për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në luftën kundër organizatës terroriste DEASH thuhet se "janë shkëmbyer pikëpamjeve në çështjen e mekanizmave për të ndaluar aktivitetet e dëmshme të Iranit në rajon." 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat