Trudeau thotë se me Trump do të diskutojë për vlerat dhe vendet e punës

Amerika

Trudeau thotë se me Trump do të diskutojë për vlerat dhe vendet e punës

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 15:39
Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau

Kryeministri kanadez Justin Trudeau, është zotuar se do të flasë për vlerat dhe vendet e punës për kanadezët, sapo të takohet me presidentin amerikan Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.

Udhëheqësi Liberal do të përpiqet që të nxisë lidhjet ekonomike dhe për të shmangur tensionet mbi çështje të tilla si emigracioni.

 Zyrtarët amerikanë i thanë ABC News se çështja e punësimit te grave do të diskutohet në prani të Ivanka Trump, vajzës së presidentit amerikan.

Trudeau tha se pret që ata do të "gjejnë shumë të përbashkëta".

“Përgjegjësia e parë është  që të nxjerrin në pah vlerat dhe parimet kanadeze dhe gjërat që i mbajnë vendin tonë të fortë", tha ai.

Trump dhe Trudeau do të takohen më vonë gjatë ditës së sotme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat