Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë u shmanget pyetjeve për Flynnin

Amerika

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë u shmanget pyetjeve për Flynnin

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 15:54
Stephen Miller

Këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë , Stephen Miller, disa herë nuk e ka shfrytëzuar rastin ta mbrojë këshilltarin për siguri kombëtare, Michael Flynn, i cili u është nënshtruar kritikave për shkak të bisedave telefonike që i ka pasur me një diplomat rus, derisa president ishte Barack Obama.

I pyetur nga rrjeti televiziv, NBC, se a e mbështet presidenti, Donald Trump, këshilltarin e tij, Michael Flynn, zoti Miller është përgjigjur duke thënë se “nuk më takon mua të them se çka mendon presidenti”.

Por i ballafaquar me përsëritjen e pyetjes ai tha “se kjo është pyetje për presidentin”.

Zoti Miller tha se kjo është “një çështje e rëndësishme” për të cilën më së miri do të përgjigjeshin Trump, zëvendëspresidenti Mike Pence, ose shefi i kabinetit, Reince Priebus.

E përditshmja Washington Post ka raportuar se Michael Flynn ka diskutuar për sanksionet amerikane kundër Rusisë, në një seri të bisedave telefonike me ambasadorin e Rusisë në Uashington, Sergei Kislyak, aty kah fundi i vitit të kaluar, derisa president ishte Barack Obama, ndërsa përgatitej inaugurimi i Donald Trumpit.

Disa ligjvënës demokratë kanë pretenduar se bisedat telefonike, mund të paraqesin shkelje të legjislacionit amerikan, që shtetasve privatë nuk u lejon të udhëheqin politikë të jashtme.

Zoti Flyn fillimisht i kishte hedhur poshtë pohimet se ka diskutuar për sanksione gjatë bisedave telefonike. Megjithatë, pas raportit në Uashington Post, ai tha se nuk i kujtohet nëse çështja e sanksioneve ishte diskutuar.

Presidenti amerikan, Donald Trunmp, ende nuk i ka komentuar akuzat ndaj këshilltarit Flynn, ndërsa në një moment tha se nuk kishte njohuri për raportet e publikuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat