Tillerson në udhëtimin e parë si Sekretar Shteti

Amerika

Tillerson në udhëtimin e parë si Sekretar Shteti

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 23:08
Rex Tillerson

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson shkon këtë javë në Gjermani, udhëtimi i tij i parë jashtë shtetit, si kryediplomati i Shteteve të Bashkuara.

Ky udhëtim ndodh ndërsa ka patur disa pasiguri në ekipin e sigurisë kombëtare të administratës amerikane dhe mes europianëve lidhur me përparësitë e politikës amerikane.

Sekretari Tillerson do të marrë pjesë në takimin e rreth 20 minstrave të jashtëm që mbahet të enjten dhe të premten në Bon. Departamenti i Shtetit thotë se zoti Tillerson, po ashtu do të ketë takime të veçanta me homologët e tij nga Britania, Arabia Saudite dhe Omani dhe do të marrë pjesë në bisedimet për Sirinë dhe Jemenin./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat