Zyrtarët amerikanë vizitojnë Meksikën

Amerika

Zyrtarët amerikanë vizitojnë Meksikën

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 22:06
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson dhe Sekretari amerikan për Sigurinë Kombëtare, John Kelly

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson dhe Sekretari amerikan për Sigurinë Kombëtare, John Kelly, do të vizitojnë Meksikën më 23 shkurt, njoftoi sot ministria meksikane e Punëve të Jashtme.

Zyrtarët amerikanë do të takohet me anëtarët e Qeverisë meksikane për të vazhduar dialogun, për të cilin kishin rënë dakord gjatë një bisede telefonike në janar, Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai meksikan Enrique Nieto.

Kjo është lëvizja e parë për uljen e tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, të cilat tensione u ngritën pas kërkesës së Presidentit Trump për ndërtimin e murit mes dy shteteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat