Tillerson takon homologun rus në samitin e G20-ës

Amerika

Tillerson takon homologun rus në samitin e G20-ës

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 07:24
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ndodhet në Gjermani për një takim të liderëve të G20-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara.

Është ky udhëtimi i parë i tij jashtë shtetit në postin e kryediplomatit amerikan.

Tillerson, në takimin e minisrtave në Bon, pritet të konfirmojë se SHBA mbetet e angazhuar në NATO.

Ai po ashtu do të takojë ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në kohën kur marrëdhëniet SHBA-Rusi janë në qendër të vëmendjes.

"Tillerson pritet të kërkojë bashkëpunim pragmatik dhe konstruktiv në zonat ku interesat tonë përputhen", tha një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat