“Një ditë pa imigrantë” në SHBA

Amerika

“Një ditë pa imigrantë” në SHBA

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 07:50
Ilustrim

Imigrantët në Shtetet e Bashkuara nuk do të shkojnë sot në shkollë dhe në punë, me qëllim që të tregojnë se sa të rëndësishëm janë ata për ekonominë dhe mënyrën e jetesës në SHBA.

Aksioni “Një ditë pa imigrantë” do të mbahet në qytetet Uashington, Filadelfia, Boston, Hjuston, Çikago dhe Nju Jork.

Protesta është promovuar nëpër mediat sociale.

Ajo vjen si përgjigje ndaj presidentit Donald Trump, administrata e të cilit është zotuar se do të rrisë dëbimin e imigrantëve që jetojnë ilegalisht në vend.

Trump a bërë fushatë për ndërtimin e një muri në kufirin SHBA-Meksikë dhe ka fajësuar imigrantët për papunësinë e lartë.

Si president, ai ka kërkuar ndalimin e hyrjes në SHBA për njerëzit e shtatë vendeve me shumicë myslimane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat