Trump: Provokimet ruse bëhen për shkak se nuk shihet përmirësim i raporteve

Amerika

Trump: Provokimet ruse bëhen për shkak se nuk shihet përmirësim i raporteve

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 08:05
Donald Trump gjatë konferencës së mbrëmshme për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Donal Trump, tha se duket se Rusia po ndërmerr hapa provokues, siç është lundrimi i anijeve të spiunimit afër bregdetit lindor amerikan, për shkak se Moska ka konkluduar se së shpejti nuk do të ndodhë përmirësim i raporteve.

Mëtutje, në një konferencë të gjatë për gazetarë mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë, e cila shpeshherë fokusohej në Rusinë, zoti Trump tha se nuk mendon se Rusia po e teston atë duke e dërguar anijen vëzhguese, pastaj me vendosjen aktuale të sistemit të ri balistik raketor dhe me fluturimet e afërta ndaj anijes ushtarake amerikane në Detin e Zi, javën e kaluar nga ana e aeroplanëve luftarakë rusë.

Ai theksoi se këto provokime potenciale janë pasojë e shpresave të thyera të presidenti rus, Vladimir Putin, se lidhjet me Shtetet e Bashkuara do të përmirësoheshin nën presidencën e tij.

“Të gjitha këto gjëra aktuale janë bërë pasi me gjasë Putin ka supozuar se ai nuk do të jetë në gjendje të bëjë marrëveshje me mua, pasi nuk është gjë e popullarizuar për mua që të bëjë marrëveshje”, tha Donald Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat