Shpërthimi në Bogota, vdes një polic

Amerika

Shpërthimi në Bogota, vdes një polic

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 19:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Një i vdekur dhe rreth 30 të plagosur është bilanci i një shpërthimi të ndodhur këtë të diel në Bogota të Kolumbisë.

Sipas raportimeve të mediave, viktima ishte pjesëtar i Policisë.

 Edhe shumica e të plagosurve kanë qenë policë, të cilët ishin përgatitur ta monitorojnë protestën kundër luftës me dema, bëhet e ditur nga kabineti i prefektit të qytetit, raporton “Reuters”.

Në shpërthimin në Bogota lëndohen 31 persona

Në një shpërthim në kryeqytetin kolumbian Bogota janë lënduar 31 persona, nga të cilët shumica kanë qenë policë të cilët ishin përgatitur ta monitorojnë protestën kundër luftës me dema, bëhet e ditur nga kabineti i prefektit të qytetit, transmeton Reuters.

Kabineti i prefektit të Bogotas në llogarinë Twitter bën të ditur se dy persona janë të lënduar rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat