Pence: Trump mbështet lirinë e shtypit, por jo lajmet e rreme

Amerika

Pence: Trump mbështet lirinë e shtypit, por jo lajmet e rreme

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 23:44
Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump beson në mediat e lira dhe të pavarura, por nuk do të hezitojë për të vënë në dukje raportimet e rreme, tha sot zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence.

Trump është presidenti i vetëm të SHBA-ve, i cili vazhdon të merret me mediat, duke i kundërshtuar hapur mediat që shkruajnë kundër tij. Ai në disa raste, gjatë konferencave nuk ka pranuar që t’u përgjigjet disa mediave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat