Administrata Trump forcon masat kundër imigrantëve të paligjshëm

Amerika

Administrata Trump forcon masat kundër imigrantëve të paligjshëm

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 15:46
Zoti Kelly bëri thirrje për punësimin e 10 mijë oficerëve për Imigracionin dhe Doganat, si edhe 5 mijë agjentëve për Patrullimin e Kufirit.

Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare ka hartuar politika që mund të rezultojnë në dëbimin e miliona emigrantëve pa dokumenta.

Sekretari i Sigurisë Kombëtare, John Kelly i nxorri udhëzimet të martën, duke paraqitur detaje se si do t’i zbatojë departamenti i tij, dy urdhra ekzekutivë që Presidenti Donald Trump nënshkroi muajin e kaluar.

Administrata e kaluar e Presidentit Barack Obama, i kishte përqendruar përpjekjet për deportimin e atyre që hynin ilegalisht në vend, tek personat që kishin kryer krime të rënda.

Zoti Kelly i shfuqizoi ato politika duke thënë se tani do të shihen me përparësi për t’u dëbuar, persona që janë akuzuar apo shpallur fajtorë me çdo lloj krimi, kanë kryer veprime që përbëjnë një shkelje penale, kanë keqpërdorur programe për të marrë ndihmë sociale, apo që sipas gjykimin të një oficeri imigracioni përbëjnë kërcënim për sigurinë publike apo sigurinë kombëtare.

Udhëzimet e reja nuk i shfuqizojnë urdhrat ekzekutive të zotit Obama që shmangin marrjen e masave kundër personave që kanë hyrë ilegalisht në vend, kur ishin fëmijë, ose prindër pa dokumenta të personave që janë ose qytetarë amerikanë ose banorë të përhershëm.

Zoti Trump i fitoi zgjedhjet duke premtuar se sigurimi i kufijve të Shteteve të Bashkuara dhe masat ndaj imigrantëve të paligjshëm, do të ishin përparësi për të. Ai ka nxjerrë disa urdhra ekzekutivë, përfshirë një për të pezulluar programin për pranimin e refugjatëve dhe një tjetër që ndalon hyrjen e personave nga shtatë vende me shumicë myslimane, i cili është pezulluar nga gjykatat, por zoti Trump pritet të nxjerrë një variant të rishikuar së shpejti.

“Duke filluar Effective immediately,” Kelly said in his memo, “department personnel shall faithfully execute the immigration laws of the United States against all removable aliens.”

Zoti Kelly bëri thirrje për punësimin e 10 mijë oficerëve për Imigracionin dhe Doganat, si edhe 5 mijë agjentëve për Patrullimin e Kufirit dhe njëkohësisht njoftoi se po punonte për një program që lejon oficerë të rendit të shteteve të veçanta, të kryejnë funksionet e oficerëve të imigracionit.

Senatorja demokrate nga Kalifornia, Kamala Harris, tha se administrata e zotit Trump po bën hapa pas me politikën e imigracionit, që ka një ton “që lë të kuptohet se imigrantët e paligjshëm janë kriminelë”.

Numri dy i pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Steny Hoyer i kritikoi planet e reja, duke thënë se ato nuk bëjnë asgje për t’i mbajtur amerikanët të sigurt.

"Demokratët janë dakord se dëbimi i kriminelëve të dhunshëm është përparësi. Megjithatë është e turpshme që administrata po merr masa për të kapur dhe kthyer mbrapsht imigrantë jo të dhunshëm, të shpërdorojë burime të kufizuara dhe të dobësojë procesin e nevojshëm juridik dhe të drejtat e privacies, tha ai..

Kreu republikan i Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve, Bob Goodlatte, vlerësoi atë që ai e quajti fundin e “politikave katastrofike” të administratës së ish-Presidentit Obama.

"I vlerësoj lart Presidentin Trump dhe Sekretarin Kelly për marrjen e masave të nevojshme për të ndihmuar në frenimin e valës së imigracionit të paligjshëm në kufirin jug-perëndimor dhe për të rikthyer integritetin e sistemit tonë të imigracionit”, tha ai.

Në udhëzimet e reja bëhet gjithashtu thirrje për raportime të rregullta nga departamenti i Sigurisë Kombëtare, ku të detajohen shtetësia, natyra e krimeve dhe statusi i imigrantëve të paligjshëm, që janë kapur.

Departamenti I Sigurisë Kombëtare do të hapë gjithashtu një zyrë që ka si synim t’u japë viktimave të krimeve nga imigrantët e paligjshëm, informacion për përgjegjësit, përfshirë statusin e tyre të imigracionit.

"Departmenti nuk do të garantojë më të drejta sipas Ligjit për Informacion Privat për personat që nuk janë as shtetas amerikanë dhe as banorë të përhershëm”, tha zoti Kelly.

Bashkimi Amerikan për Liritë Civile i kritikoi politikat e reja dhe tha se është i gatshëm të bëjë betejë kundër tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat