Kryeministri kanadez ndihmon një person me aftësi të kufizuara të zbresë shkallët

Amerika

Kryeministri kanadez ndihmon një person me aftësi të kufizuara të zbresë shkallët

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 11:55
Qytetarët në një stacion metroje në Montreal

Pas vizitës së bujshme në Shtëpinë e Bardhë, së fundmi dhe deklaratave të tija rreth refugjatëve, kryeministri i Kanadasë vazhdon të rrëmbejë zemrat e të gjithëve.

Të mërkurën, udhëheqësi Liberal ishte në një stacion metroje në Montreal dhe nuk hezitoi para se të bënte një akt mirësie që është përshëndetur nga gjithë bota.

Duke qenë se ashensorët në stacion ishin jashtë përdorimit, ai ndihmoi një person me aftësi të kufizuara të zbriste nëpërmjet shkallëve lëvizëse.

Se bashku me një persona tjetër, lideri simpatik është kapur duke mbajtur në krah karrocën e personit me aftësi të kufizuara, të cilin madje e ka shoqëruar deri tek metroja.

Fotot nga vendngjarja janë shpërndarë nga miliona përdorues në Twitter.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat