Trump nuk merr pjesë në darkën e korrespodentëve

Amerika

Trump nuk merr pjesë në darkën e korrespodentëve

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 09:20
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë më 29 prill.

Ngjarja e tillë bën pjesëmarrës njerëz të famshëm, gazetarë dhe politikanë, duke përfshirë dhe presidentin amerikan.

Donald Trump tha se nuk do të marrë pjesë në këtë ceremoni, vetëm një ditë pasi Shtëpia e Bardhë  përjashtoi disa transmetues të gazetave më të njohura nga një konferencë për shtyp.

Gazetarët nga New York Times, CNN, Politico dhe disa mediume të tjera janë ndaluar të hynë në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë nga zëdhënësi për media, Sean Spicer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat