Trump nuk ka folur me FBI-në për përgjimet

Amerika

Trump nuk ka folur me FBI-në për përgjimet

Më: 8 mars 2017 Në ora: 08:06
Presidenti amerikan Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump nuk ka folur me FBI në lidhje me pretendimin e tij se paraardhësi i tij i ka përgjuar telefonat.

Trump shtunën ka  akuzuar Barak Obamën për urdhërimin e mbikëqyrjes së Trump Toëer në Nju Jork gjatë zgjedhjeve, por ka nuk ka ofruar asnjë provë, bëjnë të ditur mediat amerikane.

Drejtori i FBI James Comey, thuhet se ka hedhur poshtë pretendimin, duke thënë se një pretendim i tillë është  "dyshues".

Por zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer, tha të martën se presidenti ka ende për të folur në lidhje me këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat