Stuhi bore në SHBA, anulohen qindra fluturime me avionë

Amerika

Stuhi bore në SHBA, anulohen qindra fluturime me avionë

Më: 14 mars 2017 Në ora: 07:36
Foto ilustrim

Brigjet Lindore në SHBA pritet të përfshihen nga një stuhi bore që metereologët e kanë cilësuar si më të rrezikshmen e sezonit.

Reshjet e borës mund të shkojnë mes 30 dhe 60 centimetrave në zonën midis Uashingtonit dhe Maine, duke kaluar në qytetin e Filadelfias, Bostonit dhe Nju Jorkut.

Pikërisht në Nju Jork, janë anuluar qindra fluturime dhe u është kërkuar qytetarëve të shmangin udhëtimet nëse është e nevojshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat