SHBA : Arrestohet një person me 10 pound kokainë, më një vlerë 160,000 dollar, në aeroportin JFK- New York

Amerika

SHBA : Arrestohet një person me 10 pound kokainë, më një vlerë 160,000 dollar, në aeroportin JFK- New York

Nga: Beqir Sina Më: 15 mars 2017 Në ora: 14:34
Kokainë

Zyrtarët e Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit në aeroportin ndërkombëtar të New Yorkut,JFK,  njoftuan sot në mënegjes, se ”Një mëso burrë është arrestuar pasi zyrtarët federalë, thonë se ai kishte feshur lidhur pas këmbëve dhe barkut të tij, rreth 10 paund kokainë.

Oficerët e policisë doganore dhe dhe ata të kufirit në aeroportin JKF, me anë të zëdhënsit të tyre, i thanë gazetarve se ata ja gjetën drogën në Juan Carlos Galan Luperón, pasi mbas kontrollit fizik kompjuterik në sistemin e skenimit, në dedektor, Luperon, është dyshuar për t'u kontrolluar edhe një her fizikisht nga roja kufitare e doganës, para se ai të dalë nga porta e chek point, në brendësi të aeroportit, mbasi ai kishte udhëtuar në një fluturim nga Republika Dominikane në New York.

Zyrtarët e policisë nga NYPD mbasi arrestuan Juan Carlos Galan Luperón, thonë se kokaina e gjetur në trupin e tij, ka një vlerë të llogaritur prej më shumë se 164,000, dollar dhe është sasia më e madhe deri tani e fshehur në trupin e njeriut, dhe e kapur nga autoritetet doganes dhe kufirit ne aeroport.

Ata thanë se Luperón, tani do të përballet me akuza të kontrabandës narkotikëve, dhe rrezikon mbi 7 vjet burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat