Hetime për transanksione financiare ndaj ish-shefit të ekipit të Trump

Amerika

Hetime për transanksione financiare ndaj ish-shefit të ekipit të Trump

Më: 23 mars 2017 Në ora: 15:14
Paul Manafort

Agjentët e Ministrisë amerikane të Financave, kohë më parë, kanë mbledhur informacione për transanksionet financiare off-shore, të cilat përfshijnë Paul Manafort, ish-shefin e ekipit parazgjedhor të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump në kuadër të hetimeve federale kundër korrupsionit për afarizmin e tij në Evropën Lindore, transmeton AP.

Informacionet për transanksioneve të Manafort agjentëve amerikanë në Rrjetën për luftë kundër veprave penale financiare ua kanë dorëzuar më herët gjatë këtij viti hetuesit në Qipro, me kërkesë të agjencisë amerikane, ka thënë një person i njohur me rastin, duke folur në kushte anonime, pasi nuk ka kompetenca që të flasë publikisht për hetime penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat