SHBA vendos verifikime rigoroze për lejimin e vizave

Amerika

SHBA vendos verifikime rigoroze për lejimin e vizave

Më: 23 mars 2017 Në ora: 20:21
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson u ka dërguar këshilla misioneve diplomatike amerikane që të identifikojnë popullsitë, të cilat “kërkojnë më tepër kontroll” dhe ashpërsim të verifikimeve me rastin e lejimit të vizave për këto bashkësi, transmeton Reuters duke iu referuar dokumenteve diplomatike që ka pasur në posedim.

Ai, po ashtu, ka urdhëruar “verifikimin e obligueshëm të rrjeteve shoqërore” për të gjithë njerëzit që kërkojnë viza, ndërkohë  që kanë qëndruar në territorin, të cilin e kontrollon Shteti Islam.

Presidenti Donald Trump konsideron se verifikimet rigoroze të të huajve janë të nevojshme për të mbrojtur vendin nga sulmet terroriste.

Ndryshe, Departamenti i Shtetit nuk ka dashur të komentojë këtë informatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat