Viza për në SHBA, aplikantët do të kontrollohen edhe në rrjetet sociale

Amerika

Viza për në SHBA, aplikantët do të kontrollohen edhe në rrjetet sociale

Më: 24 mars 2017 Në ora: 17:50
ilustrim

Aplikantët që do të aplikojnë për vizë në SHBA, do të kontrollohen edhe në rrjetet sociale.

Administrata e Donald Trump do ta bëjë edhe më të vështirë hyrjen e miliona vizitorëve në SHBA.

Sipas 4 kabllogrameve të siguruara nga agjencia e lajmeve “Reuters”, sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson ka udhëzuar misionet diplomatike të aplikojnë kontrolle më të rrepta ndaj aplikantëve për vizë, përfshirë këtu edhe kontrollet e detyrueshme në rrjete sociale për të gjithë ata të pranishëm në territoret ku vepron ISIS.

4 memot e lëshuara nga Tillerson gjatë 2 javëve të fundit ofrojnë një panoramë të mënyrave se si qeveria amerikane po implementon atë që Donald Trump e ka quajtur “verifikim ekstrem” të të huajve që hyjnë në SHBA, një prej premtimeve madhore të fushatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat