Tërhiqet projektligji i Trump-it për sigurimin shëndetësor

Amerika

Tërhiqet projektligji i Trump-it për sigurimin shëndetësor

Më: 24 mars 2017 Në ora: 21:37
Presidenti amerikan, Donald Trump

Projektligji për sigurimin shëndetësor të iniciuar nga presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr në momentin e fundit, pasi nuk arriti të fitojë mbështetje të mjaftueshme për të kaluar në Kongres.

Trump tha se ky projektligj është dashur të tërhiqet pasi u bë e qartë se nuk do të marrë minimumin e 215 votave të nevojshme nga republikanët.

Kjo tërheqje e sigurimit shëndetësor është parë si një goditje e madhe për Trump.

Shfuqizimi dhe zëvendësimi i programit të njohur si Obamacare ishte një nga premtimet e tij të mëdha zgjedhore.

Trump thuhet se kishte paralajmëruar republikanët që në qoftë se ata nuk votojnë për projektligjin e tij, atëherë ata do të “ngecin” me program e kujdesit shëndetësor të ish-presidentit, Barack Obama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat