Brazil, rifillon eksportimi i mishit drejt tri tregjeve kryesore

Amerika

Brazil, rifillon eksportimi i mishit drejt tri tregjeve kryesore

Më: 26 mars 2017 Në ora: 10:55
Ilustrim

Brazili, i përfshirë që prej disa ditësh nga një skandal i madh i mishit të kalbur, arriti një fitore të rëndësishme të shtunën, pas njoftimit se Kina, Egjipti dhe Kili, tri vendet që janë tregjet e tij kryesore, do të rifillonin importimin e mishit.

Këto tri vende që kishin mbyllur krejtësisht tregjet e tyre në fillim të javës, pranuan të ndalojnë hyrjen e produkteve të 21 fabrikave të mishit që janë objekt i hetimit për skandalin në fjalë.

Javën e kaluar, policia braziliane zbuloi se eksportues të mëdhenj të mishit kishin korruptuar inspektorë të shërbimit të higjenës në mënyrë që të çertifikonin mishin e kalbur si të pastër dhe te rregullt për konsumim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat