“American Airlines” blen aksionet e transportuesit më të madh ajror kinez

Amerika

“American Airlines” blen aksionet e transportuesit më të madh ajror kinez

Më: 28 mars 2017 Në ora: 12:19
American Airlines

Kompania “American Airlines” ka blerë një pjesë të aksioneve të kompanisë më të madhe ajrore kineze “China Southern Airlines”, për 200 milionë dollarë. Kompania kineze njoftoi të martën se AA ka blerë 2,76 për qind të aksioneve dhe se marrëveshjen duhet ta miratojë trupi rregullator.

Dy kompanitë do të zgjerojnë bashkëpunimin komercial, detajet e së cilës duhet të precizohen, por besohet se aty do të përfshihen edhe shitja, ndarja e objekteve të aeroporteve dhe i ashtuquajturi “code-sharing” në sistemin e rezerveimeve të fluturimeve.

“China Southern Airlines” me seli në Guangxhou, ka mbi 2.000 fluturime në ditë në 224 destinacione në 40 vende të Evropës, Azisë, Amerikës Veriore dhe Afrikë. Vitin e kaluar ka bartur 115 milionë udhëtarë.

AA, selia e së cilës është në Forth Worth në Teksas, ka 6.700 fluturime në ditë dhe fluturon në pothuajse 350 qytete në më shumë se 50 shtete. Ndryshe, parashikohet që Kina në de dekadat e ardhshme të tejkalojë Amerikën Veriore dhe të bëhet tregu më i madh i fluturimeve ajrore në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat