SHBA: Gënjyen emigracionin, arrestohen 3 refugjatë irakianë

Amerika

SHBA: Gënjyen emigracionin, arrestohen 3 refugjatë irakianë

Më: 28 mars 2017 Në ora: 20:56
ilustrim

Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi sot se tre refugjatë irakianë që jetojnë në Virxhinia po përballet me akuzat për mashtrime gjatë plotësimit të formularëve të emigracionit.

Prokurorët federalë i akuzojnë ata për fshehjen e marrëdhënies së tyre familjare me një person të akuzuar për pengmarrje në Irak.

Yousif Al Mashhadani, Adil Hasan dhe Enas Ibrahim janë banorë të ligjshëm të Shteteve të Bashkuara. Ata erdhën si refugjatë në vitin 2008. Dy prej tyre, Enas Ibrahim dhe Adil Hasan janë të martuar. Të tre aplikuan në vitin 2013 për t'u bërë qytetarë të Shteteve të Bashkuara.

Në një dëshmi të bërë nën betim, që u bë publike sot, një hetues FBI-së pretendon se Yousif Al Mashhadani 35 vjeç dhe Adil Hasan 38 vjeç, fshehën emrin e vëllait të tyre Majid Al Mashhadani, gjatë procesit të aplikimit për të marrë statusin e refugjatit, fillimisht tek UNHCR-ja në Jordani dhe më pas në dokumentat dhe intervistat e emigracionit në SHBA.

Majid Al Mashhadani kishte lidhje me rrëmbimin e një qytetari të Shteteve të Bashkuara në Irak në vitin 2004 dhe sipas dëshmisë, e ka pranuar krimin gjatë një interviste me agjentët e FBI-së në Irak, në nëntorin e vitit 2005.

Siç shkruhet në një raport të një angjenti të FBI-së, një nga vëllezërit ka shpjeguar se nuk e thanë emrin e vëllait të tyre Majid, të frikësuar se kjo do t’u rrezikonte procesin për marrjen e statusit të refugjatit.

Hasan ka pranuar gjithashtu përpara agjentit se ka “zbukuruar” një ngjarje duke e bërë me dramatike dhe të besueshme, lidhur me një ndalim që i kishte bërë milicia në Irak për shkak të punës së tij si hetues kundër korrupsionit.

Në se gjenden fajtorë, Yousif Al Mashhadani, Adil Hasan dhe Enas Ibrahim rrezikojnë më shumë se 10 vjet heqje lirie./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat