Haley: SHBA-të nuk kanë durim për Korenë Veriore

Amerika

Haley: SHBA-të nuk kanë durim për Korenë Veriore

Më: 31 mars 2017 Në ora: 11:09
Ambasadorja e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley

Ambasadorja e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley tha se administrata e presidentit amerikan Donald Trump “nuk ka durim për lojën macja dhe miun", në të cilën testet e armëve bërthamore dhe raketave balistike të Koresë së Veriut janë duke u ndëshkuar përmes rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cilat Pheniani i injoron.

Ajo mendon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të ndryshojnë mënyrën se si Koreja e Veriut mendon, por se Kina mundet, gjë e cila duhet të jetë tema kryesore e takimit Trump dhe presidentit të Kinës Xi Jinping, i cili pritet të mbahet më 6 dhe 7 prill në Florida, raporton AP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat