Trump dënon sulmin në Siri

Amerika

Trump dënon sulmin në Siri

Më: 5 prill 2017 Në ora: 19:52
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dënoi sot sulmin kimik që u krye dje në Siri, ku humbën jetën të paktën 72 persona, mes të cilëve 20 fëmijë.

Duke e cilësuar sulmin të shëmtuar dhe të tmerrshëm, theksoi se “kjo është një fyerje për njerëzimin”, theksoi Trump nga Zyra Ovale ku priti mbretin e Jordanisë, Abdallah II.

I pyetur mbi një ndryshim të mundshëm të politikës mbi dosjen siriane, ai u përgjigj thjesht “do të shohim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat