Aleatët e SHBA-ve e mbështesin sulmin raketor në Siri

Amerika

Aleatët e SHBA-ve e mbështesin sulmin raketor në Siri

Më: 7 prill 2017 Në ora: 18:06
Angela Merkel dhe Francois Hollande

Aleatët e Shteteve të Bashkuara e kanë mbështetur sulmin raketor kundër një baze ajrore në Siri, në përgjigje të sulmit me armatim kimik në pjesën veriore të Sirisë, për të cilin Uashingtoni e fajëson regjimin e Sirisë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Francois Hollande, në një deklaratë të përbashkët, thanë se presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, bartë përgjegjësi për aksionin amerikan.

“Çfarëdo përdorimi i armatimit kimik është i papranueshëm dhe nuk mund të kaloj pa përgjigje, ndërsa ata që janë fajtorë duhet të mbahen përgjegjës”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe ka shtuar se “regjimi i Sirisë e bartë përgjegjësinë e plotë për këtë zhvillim”.

Presideti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, tha se sulmi ka demonstruar për “vendosmërinë e nevojshme” kundër “sulmeve kimike barbare”.

Pos Rusisë e Sirisë, sulmin raketor amerikan në një bazë ajrore në Siri e ka kritikuar edhe Irani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat