Kaos në Kolumbi, 314 të vdekur nga përmbytjet

Amerika

Kaos në Kolumbi, 314 të vdekur nga përmbytjet

Më: 8 prill 2017 Në ora: 10:11
Përmbytjet në Kolumbi

Të paktën 314 persona kanë vdekur nga rrëshqitjet shkatërrimtarë pas reshjeve të shumta që goditën pjesën jugperëndimore të Kolumbisë, njofton qeveria kolumbiane.

Sipas zyrtarëve, operacioni i shpëtimit është pezulluar, edhe pse 127 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur, njoftuan agjencitë e lajmeve.

Në mesin e viktimave  janë më shumë se 102 fëmijë, ndërsa kanë mbetur të pastrehë 4506 të tjerë.

Rrëshqitjet e dheut kanë bërë që të përmbyset një qytet i tërë që më parë kishte 70.000 banorë, njofton Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat