Tillerson: I zhgënjyer me reagimin e ashpër të Rusisë

Amerika

Tillerson: I zhgënjyer me reagimin e ashpër të Rusisë

Më: 8 prill 2017 Në ora: 10:22
Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, tha se ishte i “zhgënjyer por jo i befasuar” nga reagimi i ashpër i Rusisë ndaj sulmeve ajrore amerikane në Siri.

Moska i ka kritikuar ashpër sulmet e djeshme raketore në një bazë ajrore në Siri duke i vlerësuar si “akt të agresionit” dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Rusia, po ashtu, tha se do t’i pezulloj linjat e komunikimit me ushtrinë e Shteteve të Bashkuara në Siri dhe do ta ndihmoj regjimin sirian për shtimin e mbrojtjes ajrore kundër sulmeve të ardhshme.

“Jam i zhgënjyer me këtë përgjigje të rusëve, sepse indikon për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, për regjimin i cili kryen këso lloje të sulmeve të tmerrshme kundër popullit të vet”, tha Tillerson, i cili javën e ardhshme udhëton në Moskë në, vizitën e tij të parë zyrtare në Rusi.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se sulmi kishte për qëllim ta ndëshkoj Sirinë për përdorim të armatimit kimik kundër civilëve gjatë një aksioni vdekjeprurës këtë javë.

Pentagoini tha se baza ajrore, Shajrat, që pjesërisht është shkatërruar nga sulmi amerikan, ishte shfrytëzuar nga forca ajrore e Sirisë për lansim të sulmit me gaz nervor në qytetin, Kan Sheikoun, më 4 prill, duke i vrarë së paku 86 vetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat