Maduro: Druaj nga intervenimi i SHBA-së

Amerika

Maduro: Druaj nga intervenimi i SHBA-së

Më: 10 prill 2017 Në ora: 09:00
Presidenti i Venezuelës, Nikollas Maduro

Presidenti i Venezuelës, Nikollas Maduro deklaroi mbrëmë se druan prej intervenimit të SHBA-së në vendin e tij, njofton DPA.

"Venezuelasit ndjehen të rrezikuar nga agresioni dhe kanosjet e qarqeve ekstreme në SHBA", theksoi Maduro.

"Qarqet radikale të cilët e kanë pushtetin në Pentagon, komandën ushtarake jugore të ShBA-së dhe Departamentit Shtetëror përgatisin plane për intervenim kundër Venezuelës", shtoi ai.

Maduro edhe paraprakisht i akuzoi vendet e tjera dhe grupet e qytetarëve në Venezuelë se janë duke udhëhequr "luftë ekonomike" kundër Qeverisë.

Të shtunën mijëra protestues protestuan kundër Maduros në Karakas.

Ata kërkuan garanci për respektimin e të drejtave të njeriut dhe zgjedhje të reja dhe u prononcuan kundër asaj, që e cilësuan si përafrim drejt diktaturës.

Mbrojtësi i të drejtave të njeriut, Alfredo Romero theksoi se janë arrestuar mbi 50 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat