FBI ka mbikëqyrur këshilltarin e Trump në fushatë

Amerika

FBI ka mbikëqyrur këshilltarin e Trump në fushatë

Më: 12 prill 2017 Në ora: 12:54
Karter Pejxh

Byroja e Hetimeve Federale (FBI) ka marrë vitin e kaluar një urdhër të fshehtë gjykate që të përcjellë komunikimet e Karter Pejxh, këshilltarit të kandidatit të atëhershëm presidencial Donald Trump, në kuadër të hetimit për mundësinë e përfshirjes së Rusisë në kampanjën zgjedhore amerikane, shkruan Washington Post.

Duke u thirrur në zyrtarë të paemëruar të sigurisë, gazeta amerikane shkruan se FBI dhe Ministria e Drejtësisë kanë marrë urdhrin, pasi kishte dyshime se Pejxh ishte agjent rus. 

Pejxh, i cili tash për tash nuk është akuzuar për asgjë, ka hedhur poshtë raportimet. Ai ishte këshilltar për politikë të jashtme në shtabin zgjedhor të Trump, ndërsa më herët kishte punuar si bankar investues në Moskë.

Këshilltarët e Trump pohojnë se presidenti amerikan gjatë kampanjës nuk ka pasur kurrfarë punësh me Pejxh dhe se roli i tij ishte jo formal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat