Haley: Rusia po e izolon veten duke e mbështetur Assadin

Amerika

Haley: Rusia po e izolon veten duke e mbështetur Assadin

Më: 12 prill 2017 Në ora: 18:39
Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley ka thënë se Rusia po e izolon veten duke mbështetur presidentin sirian, Bashar al-Assad.

“Për kolegët e mi nga Rusia – ju jeni duke e izoluar veten nga komuniteti ndërkombëtar, çdo herë që avionët e Assadit hedhin një bombë-fuçi mbi civilët”, ka thënë Haley, gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ambasadorja Haley ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë mbi një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund luftës gjashtëvjeçare në Siri.

“Ne jemi të gatshëm që t’i vendosim burimet tona në diplomaci. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë që ky konfikt të përfundojë”, tha Hayel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat