Trump në Twitter: Do të ketë marrëveshje SHBA-Rusi

Amerika

Trump në Twitter: Do të ketë marrëveshje SHBA-Rusi

Më: 13 prill 2017 Në ora: 15:55
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka porositur se “të gjitha do të zgjidhen mirë ndërmjet SHBA-ve dhe Rusisë” dhe kur “të vijë koha” do të mbretërojë paqja e gjatë.

Ai këtë porosi e transmetoi përmes rrjetit Twitter, disa minuta pasi kishte publikuar se shpreson që “Kina do të zgjidhë çështjen e Koresë Veriore”.

“Nëse nuk do të mund ta bëjnë, atëherë këtë do ta bëjnë vetë SHBA-të me aleatët e saj”, ka thënë Trump.

Deklarata e Trump për “paqen afatgjatë” vjen pas “mikpritjes së ftohtë” së sekretarit amerikan të Shtetit Rex Tillerson në Moskë dhe seancës së mbrëmshme të KS të OKB-së, si dhe deklaratave të ashpra të zyrtarëve amerikanë dhe rusë për shkak të eskalimit të ri në krizën siriane.

Rusia ka akuzuar SHBA-të për sulm në një shtet sovran, derisa amerikanët i dërguan ultimatum Kremlinit që të zgjedhin ndërmjet SHBA-ve me aleatë dhe Iranit, Hezbollahut dhe Assadit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat