Meksikë, 24 të vdekur nga përplasja e autobusit me kamionin-cisternë

Amerika

Meksikë, 24 të vdekur nga përplasja e autobusit me kamionin-cisternë

Më: 13 prill 2017 Në ora: 23:40
ilustrim

Të paktën 24 persona kanë vdekur të enjten kur një autobus është përplasur me një kamion-cisternë në jugperëndim të Meksikës, njoftuan autoritetet meksikane.

Pas aksidentit, kamioni-cisternë është ndezur dhe me këtë rast kanë humbur jetën 24 persona, ndërsa nëntë të tjerë janë lënduar.

Autobusi po shkonte drejt bregdetit kur u ndesh me kamionin-cisternë që ishte nisur nga porti “Lazaro Kardenas”.

Ekipet e shpëtimit ende janë në vendin e ngjarjes. Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat