Nëse sot nis lufta me Korenë e Veriut, ja sa ushtarë të SHBA-ve do të jenë në front

Amerika

Nëse sot nis lufta me Korenë e Veriut, ja sa ushtarë të SHBA-ve do të jenë në front

Më: 15 prill 2017 Në ora: 13:09
Ushtria amerikane

Nëse Koreja e Veriut nis luftë me SHBA-në, ashtu siç kanë paralajmëruar, në front të ushtrisë amerikane thuhet se do të jetë më shumë se 37 mijë ushtarë

Ushtarët amerikanë, të udhëhequr nga Gjenerali Vincent Brooks, i cili po qëndron në flotën e dërguar nga SHBA’ja në në afërsi të Koresë, gjegjësisht në ujërat e Paqësorit, do të jetë në krye të kësaj lufte të mundshme, shkruan NBC News.

Mediat amerikane thonë se mundësia e shpërthimit të luftës midis SHBA’së dhe Koresë Veriore është e madhe dhe se kjo luftë mund të shpërthejë gjatë këtij vikendi.

37,500 ushtarë, marinarë dhe ushtarë ajror, do të jenë pjesëmarrës në luftën e mundshme me Korenë Veriore.

Mes tensioneve të larta në zonë, ku SHBA'ja kanë vendosur flotën më të fuqishme të tyre të Paqesorit në ujërat e Koresë së Jugut, regjimi i Kim Jong Un'it ka zhvilluar paraditen e sotme një ndër paradat më të mëdha të viteve të fundit duke shpalosur të gjithë arsenalin ushtarak të tyre, përfshirë edhe raketat "Taepodong-2" me një rreze veprimi rreth 6,700 km.

Ndërkohë, Kina ka dërguar rreth 150 000 ushtarë në kufi me Korenë e Veriut, në pritje të përshkallëzimit të situatës. 

Koreja e Veriut iu ka përgjigjur SHBA’së se nëse merr ndonjë veprim, ata do t’i përgjigjen me “forcë të pakthyeshme”, derisa në anën tjetër SHBA’ja, është vendosur në ujërat e Paqësorit dhe ka paralajmëruar vendin për testet e saj të armëve bërthamore – për të cilat Koreja nuk e ka ndërmend të ndalet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat