Matis: SHBA do të bashkëpunojnë me Kinën për të ulur tensionet

Amerika

Matis: SHBA do të bashkëpunojnë me Kinën për të ulur tensionet

Më: 18 prill 2017 Në ora: 14:56
Ministri amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Matis

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Matis deklaroi të martën se testimi i pasuksesshëm i raketës, të cilën Koreja Veriore e kreu gjatë vikendit ishte tentim i shtetit të izoluar që të provokojë diçka, duke tërhequr vërejtjen se SHBA-të do të bashkëpunojnë me Kinën në përpjekjet për të ulur tensionet, transmeton Reuters.

Gjatë një drejtimi për media, Matis tha se pavarësisht se testi i fundit i kryer nga Koreja Veriore nuk ishte provë e raketës balistike interkontinentale, edhe më tej bëhet fjalë për një hap të pamenduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat