Një nxënës qëllohet për vdekje në protestën “Nëna e të gjitha protestave”

Amerika

Një nxënës qëllohet për vdekje në protestën “Nëna e të gjitha protestave”

Më: 19 prill 2017 Në ora: 22:28
Pamje nga protesta

Një nxënësi 17 vjeçar është qëlluar për vdekje në kryeqytetin e Venezuelës, Caracas gjatë protestes anti-qeveritare e cila po quhet “Nëna e të gjitha protestave”.

AFP raporton se studenti u qëllua nga një person i cili më parë kishte hedhur gaz lotsjellës në turmë.

Protestuesit po kërkojnë zgjedhje të reja presidenciale dhe lirimin e politikanëve të burgosur të opozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat