Tre të vdekur në protestat në Venezuelë

Amerika

Tre të vdekur në protestat në Venezuelë

Më: 20 prill 2017 Në ora: 19:02
Potestat në Venezuelë

Të paktën tre persona kanë vdekur në protestat kundër qeverisjes së presidentit Nicolas Maduro, në Venezuela, shkruan BBC.

Një adoleshent në kryeqytetin Caracas dhe një grua në San Cristobal, në afërsi të kufirit me Kolumbinë, janë shtënë me armë dhe si pasojë kanë mbetur të vdekur.

Ndërsa një ushtar i gardës kombëtare është vrarë në jug të kryeqytetit.

Mijëra persona kanë marshuar duke kërkuar zgjedhje të reja presidenciale dhe lirimin e politikanëve të burgosur të opozitës.

Presidenti Maduro ka akuzuar opozitën se ka sulmuar policinë.

E grupet opozitare u kanë bërë thirrje mbështetësve të tyre që të marrin pjesë në protestat kundër qeverisë nëpër tërë vendin. Përveç kësaj edhe mijëra mbështetës të opozitës janë mbledhur në një marsh rival në Caracas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat