Meksikë, muajin e kaluar janë kryer 2.020 vrasje

Amerika

Meksikë, muajin e kaluar janë kryer 2.020 vrasje

Më: 22 prill 2017 Në ora: 21:30
Meksike

Gjatë muajit mars në Meksikë kanë ndodhur 2.020 vrasje, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas shifrave të publikuara nga qeveria e Meksikës në muajin mars janë kryer 2.020 vrasje në të gjithë vendin.

Kjo shifër është regjistruar si shifra më e lartë e vrasjeve të kryera që kanë ndodhur brenda një muaji në vend që prej vitit 2011 kur janë shënuar 2000 raste të vrasjeve.

Gjithashtu thuhet se edhe në tremujorin e parë të vitit 2017 janë kryer 5.775 vrasje ku dhe këto shifra janë regjistruar si shifrat më të larta të tremujorit të parë për të paktën 20 vitet e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat