Marshime me thirrjet për mbrojtjen e mjedisit

Amerika

Marshime me thirrjet për mbrojtjen e mjedisit

Më: 29 prill 2017 Në ora: 20:13
ilustrim

Marshime popullore për klimën po zhvillohen të shtunën në të gjithë botën.

Në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, në parkun qendror të Uashingtonit, shkencëtarë, grupe fetare, aktivistë që përfaqësojnë interesat e shtresave të varfra, përfaqësues sindikatash, u mblodhën për një marshim drejt Shtëpisë së Bardhë.

Marshimi organizohet me synimin për të shprehur shqetësim për politikat e administratës Trump që mbështesin zhvillimin e lëndëve djegëse që konsiderohen të dëmshme për mjedisin, si dhe qëndrimit mospërfillës që mban administrata Trump ndaj përfundimeve shkencore për rrezikun e ngrohjes globale.

Këto demonstrata zhvillohen një javë pas Marshimeve për Shkencën që mblodhën në qytete të ndryshme të globit shkencëtarë dhe entuziastë të dijes, me thirrjet drejtuar politikanëve për t’u kushtuar vëmendje përfundimeve të mbështetura tek shkenca./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat