SHBA lëshon paralajmërim për udhëtim në Evropë

Amerika

SHBA lëshon paralajmërim për udhëtim në Evropë

Më: 2 maj 2017 Në ora: 07:32
Në një qytet të Francës...

Departamenti amerikan i Shtetit lëshoi një paralajmërim të ri udhëtimi për Evropën, duke thënë se shtetasit amerikanë duhet të jenë të vetëdijshëm për kërcënimin e vazhdueshëm nga sulmet terroriste në gjithë kontintetin.

Në paralajmërim, Departamenti i Shtetit përmend incidentet e fundit në Francë, Rusi, Suedi dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe thotë se Shteti Islamik dhe Al Kaida “kanë kapacitet për të planifikuar dhe ekzekutuar sulme terroriste në Evropë”.

Paralajmërimi i mëparshëm i SHBA-së për Evropën, i lëshuar përpara sezonit të festave të dimrit, ka skaduar në shkurt.

Një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit tha se paralajmërimi i fundit nuk ka të bëjë me ndonjë kërcënim specifik, por me rrezikun e vazhdueshëm të sulmeve.

Ky paralajmërim do të skadojë më 1 shtator.

“Qendrat tregtare, objektet qeveritare, hotelet, klubet, restorantet, vendet e lutjeve, parqet, aeroportet dhe lokacione të tjera janë të gjitha objektiva të mundshme për sulme”, thuhet në paralajmërimin e Departamentit amerikan të Shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat