SHBA-të testojnë raketën balistike mbi Oqeanin Paqësor

Amerika

SHBA-të testojnë raketën balistike mbi Oqeanin Paqësor

Më: 3 maj 2017 Në ora: 22:01
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës lansuan të mërkurën nga baza ushtarake në bregdetin e Kalifonisë projektilin e aftë për bartjen e kokës nukleare në pjesën tjetër të botës.

Testimi i raketës vjen në kohën e shtimit të tensioneve ndërmjet Uashingtonit dhe Pjong-jangut, i cili kërcënon me sulm nuklear.

Projektili interkontinental balistik “Minitmen 3”, pa kokë nukleare, u lansua nga baza ajrore Vandenberg dhe goditi cakun në Atolin Kvaxhalin në Oqeanin Paqësor, që ndodhet në distancë 6.800 kilometra, njoftoi Komanda e forcave ajrore luftarake të SHBA-ve.

Testi ishte përgatitur që dhjetë muaj. SHBA-të kanë rreth 450 projektilë me rreze veprimit prej 12.900 kilometra.

Ky ishte testimi i dytë nga baza në Kaliforni për vetëm shtatë ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat