Përqindja e papunësisë në SHBA bie në 4,4 për qind

Amerika

Përqindja e papunësisë në SHBA bie në 4,4 për qind

Më: 5 maj 2017 Në ora: 19:27
SHBA

Përqindja e papunësisë në SHBA ka rënë në muajin prill në nivelin më të ulët në një dekadë, ndërkohë që krijimi i vendeve të reja të punës është rritur ndjeshëm, sipas raportit zyrtar për punësimin publikuar sot.

Përqindja e papunësisë ka rënë në 4,4 për qind (-0,1 pikë), niveli më i ulët që prej majit 2007.

Ekonomia ka krijuar 211 000 vende pune, pas 79000 në muajin mars.

Këto shifra dinamike për muajin e parë të tremujorit të dytë konfirmojnë optimizmin e Bankës Qendrore Amerikane (FED), e cila kishte theksuar të enjten se dobësimi i rritjes ekonomike amerikane në tremujori e parë ishte i përkohshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat