SHBA: Sanohet tuneli i shembur me mbetje radioaktive

Amerika

SHBA: Sanohet tuneli i shembur me mbetje radioaktive

Më: 11 maj 2017 Në ora: 23:16
Deponia nukleare

Punëtorët në depon nukleare në shtetin federal amerikan Uashington kanë mbyllur vrimën e krijuar me rastin e shembjes së tunelit nëntokësor, në të cilin ndodhen vagonët me mbetje radioaktive.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Energjetikës Rik Peri, sipas të cilit autoritetet nuk kanë gjetur shenja të rrjedhjes së radioaktivitetit nga tuneli i shembur.

Ai tha se problemi është zgjidhur shpejt dhe se hapi i ardhshëm është zbatimi i masave afatgjate, në mënyrë që në të ardhmen të zvogëlohen problemet. 

Punëtorët nuk ishin në momentin e shembjes së tunelit, por disa prej tyre ishin evakuuar nga hapësira përreth nga frika e radioaktivitetit.

Autoritetet thanë se vrima prej 37 metra katrorë, të cilën e kanë mbushur me dhe, mund të ishte krijuar qysh fundjavën e kaluar, edhe pse ishte zbuluar vetëm ditën e martë. Shkaqet e shembjes së tunelit janë ende duke u hetuar. 

Centrali bërthamor Hanford, i krijuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, me dekada ka krijuar plutonium për armë nukleare dhe tash punon në pastrimin e mbetjeve radioaktive.

Tuneli, i cili ishte shembur, është i gjatë 110 metra, ndërsa është ndërtuar në vitin 1956. godine.  Gjendja e jashtëzakonshme në Hanford është hequr mbrëmë dhe 9 mijë punëtorëve u është thënë që sot të kthehen në punë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat