Trump dëshiron që shumë shpejt të emërojë drejtorin e ri të FBI-së

Amerika

Trump dëshiron që shumë shpejt të emërojë drejtorin e ri të FBI-së

Më: 13 maj 2017 Në ora: 17:26
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë se dëshiron që të lëvizë shpejt për të emëruar një drejtor të ri të FBI-së, për të zëvendësuar James Comey, të cilin e shkarkoi këtë javë,

Trump u tha gazetarëve që udhëtonin me të me Air Force One se ai mund të emërojë një shef të ri të FBI-së, përpara se të nisë turneun e parë jashtë vendit, që është planifikuar për javën e ardhshme, raporton Reuters.

“Edhe kjo është e mundshme”, ka thënë Trump.

Katër kandidatët e parë për postin e drejtorit të byrës hetuese kanë zhvilluar intervistat e para me Prokurorin e Përgjithshëm, Jeff Sessions dhe zëvndësin e tij, Rod Rosenstein, në selinë e Departamentit të Drejtësisë.

“Mendoj se procesi është duke shkuar shumë shpejt. Pothuajse të gjithë kandidatët i njoh mirë”, ka thënë Trump.

“Ata kanë kaluar nëpër procesin e hetimit, janë njerëz të njohur shumë të respektuar dhe njerëz të talentuar. Dhe kjo është që ne të gjithë duam për FBI-në”, ka thënë Trump.

Presidenti Donald Trump e shkarkoi James Comey më 9 maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat