Shefja e demokratëve kundër shkarkimit të Trumpit

Amerika

Shefja e demokratëve kundër shkarkimit të Trumpit

Më: 16 maj 2017 Në ora: 20:15
Nancy Pelosi

Një nga shefet demokrate të Kongresit amerikan, Nancy Pelosi, ka refuzuar t’i bashkohet thirrjeve për shkarkimin e Presidentit Donald Trump, i akuzuar nga kundërshtarët e tij se po pengon drejtësinë dhe se i ka dhënë informacione Rusisë.

“Nuk e mbështes këtë”, deklaroi shefja e grupit demokrat të Dhomës se Përfaqësuesve gjatë një emisioni në televizionin CNN.

“Nëse fillojmë të flasim për shkarkim, duhet të dimë se cilat janë faktet. Nuk mund të bazohemi vetëm tek nuk më pëlqen ai, apo nuk më pëlqejnë flokët e tij. Çfarë ligji ka shkelur ai?”, theksoi Pelosi.

“Pa një dosje, vetëm sa bëhemi pjesë e zhurmave”, shtoi ajo.

Me këto deklarata Pelosi i përgjigjet të paktën dy të zgjedhurve demokratë të Kongresit, Al Green dhe Maxine Waters, që kanë bërë thirrje për një procedurë shkarkimi kundër Presidentit Donald Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat