Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, të enjten në Twitter, ka reaguar ashpër ndaj hetimeve federale për pohimet mbi koordinimin ndërmjet Rusisë dhe kampanjës së tij në zgjedhjet e kaluara presidenciale amerikane.
“Kjo është gjuetia më e madhe individuale ndaj shtrigave mbi ndonjë politikan në historinë amerikane”, shkruan Trump në rrjetin social Twitter.