Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i ka thënë emisarit special të Koresë Jugore Hong Seok Hjun, se Uashingtoni është i vullnetit për të zgjidhur krizën nukleare të Koresë Veriore, por nën kushte të drejta, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme e Koresë Jugore.
Trump ka thënë se është i mundur “një konflikt shumë, shumë i madh” me Korenë Veriore dhe se të gjitha opsionet janë në tavolinë, por ai dëshiron të zgjidhë krizën në mënyrë diplomatike, me mundësinë e vendosjes së sanksioneve më të fuqishme ekonomike, transmeton Reuters.