Vdes themeluesi i Fox News

Amerika

Vdes themeluesi i Fox News

Më: 18 maj 2017 Në ora: 15:48
Ish-drejtuesi dhe themeluesi i Fox News Roger Ailes

Ish-drejtuesi dhe themeluesi i Fox News Roger Ailes ka vdekur në moshën 77-vjeçare, thotë familja e tij.

Në një deklaratë gruaja e tij Elizabeth tha se ishte "thellësisht e trishtuar dhe zemërthyer", duke e quajtur atë një "patriot".

Ailes  udhëhoqi Fox News  dhe konsiderohet  një ndër zërat më të fuqishëm në mediat konservatore.

Ai dha dorëheqje vitin e kaluar pasi një numër punonjësish femra e akuzuan për ngacmim seksual.

Në atë kohë ai tha se po jepte dorëheqjen sepse ishte  shndërruar në një "shpërqendrim".

 "Gjatë një karriere që zgjati më shumë se pesë dekada, puna e tij në argëtim, në politikë dhe në lajme preku jetën e shumë miliona njerëzve”, tha zonja Ailes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat